5 euro jo vetëm që s’i zgjidhin punë por e çojnë pas hekurave 56-vjeçarin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 11-08-2017 5 euro jo vetëm që s’i zgjidhin punë por e çojnë pas hekurave 56-vjeçarin (EMRI)

I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë shoferi.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Llazar Zoga, 56 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas u arrestua pasi: Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin  e dokumentacionit të mjetit.

Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka  ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044206142425537
array(1) { ["section"]=> string(84) "5-euro-jo-vetem-qe-s-i-zgjidhin-pune-por-e-cojne-pas-hekurave-56-vjecarin-emri-88815" }