Rreth 5 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit maj dhe vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë rreth 16 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil, duke u renditur të tretët pas Sirisë dhe Kosovës.
“Për muajin maj, nga Shqipëria ka pasur 4 922 azilkërkues, më shumë se 2 mijë kërkesa nga dy muaj më parë”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme gjermane.
Gjatë muajit maj në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 26 mijë persona, një rritje prej 108 perqind me të njëjtin muaj vitin e kaluar.