5 momentet kyçe të 2017-ës që dominuan skenën e politikës shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 30-12-2017 5 momentet kyçe të 2017-ës që dominuan skenën e politikës shqiptare

Përgatiti: Ardit HOXHA

2017-ta ishte në vit shumë i rëndësishëm, por edhe shumë dinamik për shqiptarët. Në vetëm 365 ditë në Shqipëri u përjetuan situata nga më të ndryshmet dhe ekstremet me njëra-tjetrën.

Nga çadra e Opozitës që bllokoi bulevardin dhe trafikun, tek fushata me tepsi e kazan si asnjëherë më parë, e deri tek kërkesa për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit  përfshinë pjesën më të madhe të vendit, nga ky vit shqiptarët kanë shumë çfarë të mbajnë mend.

Duke bërë një diferencim të 5 datave apo momenteve që ne i kemi gjykuar si më të rëndësishmet e vitit, duam t’ju rikthejmë edhe një herë në vëmendje këto ngjarje që çdo shqiptar zor se do i harrojë lehtë.

Renditja është kronogjike dhe e pandikuar nga impakti apo pesha që këto 5 momente mund të kenë pasur në jetën e qytetarëve shqiptarë.

1-            Ngritja e çadrës së Opozitës, 18 shkurt 2017

Screenshot_11.jpg

Ngjarja e parë nuk ishte një risi për mënyrën se si filloi, por një “déjà vu” e aksioneve më të hershme politike shqiptare në këto 27 vjet demokraci. Opozita shqiptare e asaj kohe me në krye Partinë Demokratike, thirri një protestë të fuqishme në Tiranë kundër mënyrës se si po përgatiteshin zgjedhjet e 17 qershorit. Në fillim u mendua si një nga protestat e zakonshme që kishte bërë Opozita deri në ato momente. Por nuk do të rezultonte e tillë, pasi në qendër të Bulevardit, përballë Kryeministrisë u ngrit një çadër e madhe. Çadra për disa muaj rresht u bë tempulli i opozitarizmit në Shqipëri dhe jehona e saj shkoi deri në SHBA. Opozita ishte e vendosur se nuk do të hynte në zgjedhje dhe do të qendronte në çadër deri në largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e qeverie të përkohshme që do të organizonte zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo kërkesë u refuzua vazhdimisht nga Mazhoranca, ose më mirë nga pjesa rozë e Mazhorancës, pasi LSI aso kohe në qeveri paraqiti një qendrim të lëkundur. Do të duhej një ndërhyrje dhe presion i madh ndërkombëtar dhe marrëveshja Rama-Basha që çadra të mbyllej dhe vendi të shkonte në zgjedhje.

2-            Zgjedhja e Ilir Metës president, 28 prill 2017

Screenshot_16.jpg

Por në momentet kur vendi ishte në kulmin e krizës politike, me Opozitën në çadër, Mazhoranca e vetme me votat e saj votoi në 28 prill për zgjedhjen e Ilir Metës president. Ky fundit do të largohej nga kreu i Kuvendit për të marrë rolin e numrit një të shtetit shqiptar edhe pse në pamje të parë nuk dukej shumë i lumtur për këtë gjë. Më 24 korrik Meta do të bënte betimin si Kreu i Shtetit Shqiptar vetëm me prezencën e deputetëve të Partisë Socialiste dhe LSI, që gjatë dhe pas zgjedhjeve kishin deklaruar divorcin mes tyre.

3-            Marrëveshja Rama-Basha, 17 maj 2017

Screenshot_13.jpg

Pikërisht kjo marrëveshje Rama-Basha që çoi në daljen e Opozitës nga çadra dhe përgatitjen për zgjedhje të palëve, është përzgjedhur si momenti i tretë më i rëndësishëm në rrjedhë kronologjike për vitin 2017-të. Lideri i Opozitës, Basha dhe kryeministri Rama ishin takuar disa herë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për të rënë dakord dhe gjetjen e një marrëveshje, por që kjo nuk kishte ardhur. Në momentin  e fundit, kur të gjithë mendonin se vendi po shkonte drejt zgjedhjeve pa Opozitë, “skenaristët” e politikës shqiptare servirën surprizën e radhës. Një takim Rama-Basha kokë më kokë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë do të prodhonte një marrëveshje, e cila nuk u bë publike e plotë kurrë. Palët ranë dakord që zgjedhjet të shtyheshin nga 17 qershori në 25 qershor, duke i dhënë një javë kohë Opozitës që të përgatitej, pasi deri në atë moment kishte qenë në çadër.

4-           Zgjedhjet e 25 qershorit 2017

Screenshot_12.jpg

Me Opozitën në çadër dhe Mazhorancën që kërcënonte se do futej e vetme në zgjedhje, fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjigjthshme të këtij viti nuk ishte aspak normale. Në fillim data e dekretuar për zgjedhjet ishte 17 qershori, por pas marrëveshjes Basha-Rama në 17 maj, ato u shtynë me një javë, në 25 qershor duke pretenduar se me këtë 1 javë më tepër i jepej kohë Opozitës që të përgatitej, pasi deri në atë moment kishte qenë në Çadër duke protestuar. Por këto zgjedhje ishin jo të zakonta për disa aryse. Së pari në fushatë u pa që dy parti që kishin qenë bashkë në qeverisje për 4 vite të fajësonin njëra- tjetrën për mosarritjet e qeverisë. Në këto zgjedhje për herë të parë të treja partitë kryesore në vend gjatë fushatës elektorale ishin njëkohësisht të treja edhe në qeveri edhe në Opozitë. Në këto zgjedhje për herë të parë u fol për çdo gjë tjetër përveçse për programe që do mund të përmirësonin jetën e qytetarëve.

5-           Kërkesa për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, 19 tetor 2017

Screenshot_19.jpg

Pas votëbesimit absolut që mori Partia Socialiste duke arritur ta formojë e vetme qeverinë, të gjithë menduan më pak “kokëçarje” për kryeministrin Rama. Por në fakt kjo nuk ndodhi, pasi vetëm në tetor ai do të ballafaqohej me një sfidë të vërtetë. Në 19 tetor Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi heqjen e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas një senace dëgjimore në Komisionin e Mandateve në Kuvend, kërkesa e Prokurorisë u hodh poshtë. Por pavarësisht kësaj Opozita nuk i ndërpreu akuzat për Tahirin, i cili pas daljes në skenë të kësaj çështje u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke u vetshpallur deputet i pavarur.

Këto janë vetëm disa çështjet më të nxehta politike që kaluam gjatë vitit 2017-të. Por ky vit po ikën me një premtim se pasardhësi, 2018-ta do të jetë edhe më i furishëm dhe dinamik me ngjarje dhe personazhe të reja.

Por çfarëdo që të ndodhi dhe sido që të ndodhi, redaksia e newsbomb.al ju premton se do të jetë pranë jush për t’ju përcjellë lajmin më të fundit dhe analizat më të plota. / © Newsbomb.al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02680492401123
array(1) { ["section"]=> string(74) "5-momentet-kyce-te-2017-es-qe-dominuan-skenen-e-politikes-shqiptare-104952" }