5 ngjarjet që mund të shtyjnë negociatat Shqipëri-BE

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:50 15-12-2016 5 ngjarjet që mund të shtyjnë negociatat Shqipëri-BE

Nga Eduard Zaloshnja

Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete,  apo 2 kushte e 7 prioritete.

Por e kanë të kotë -- edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale në Francë ose nëse François Fillon i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Geert Wilders fiton zgjedhjet parlamentare në Hollandë ose nëse Mark Rutte i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Frauke Petry fiton zgjedhjet parlamentare në Gjermani ose nëse Angela Merkel i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Beppe Grillo / Matteo Salvini fiton zgjedhjet parlamentare në Itali ose nëse Renzi/Berlusconi i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

E kështu, nëse-të mund të vazhdojnë me rradhë në Europë, sepse mjafton vetoja e njërit prej 27 shteteve anëtare, për të bllokuar procesin e negociatave për futjen në BE (Turqia ka aplikuar për futjen në BE qysh në vitin 1987 dhe i ka filluar qysh më 2005 negociatat që s’po mbarojnë kurrë).

Duke shkuar përtej shteteve europiane, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Ballkani përdoret nga Donald Trump-i si një çip në tryezën e pokerit gjeostrategjik që ai pritet të luajë me Putin-in në muajt e ardhshëm.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013416767120361
array(1) { ["section"]=> string(58) "5-ngjarjet-qe-mund-te-shtyjne-negociatat-shqiperi-be-62715" }