5 numrat më të rëndësishëm që përcaktojnë fatin e 100 viteve të ardhshme

Publikuar tek: bota, më 20:13 11-04-2017 5 numrat më të rëndësishëm që përcaktojnë fatin e 100 viteve të ardhshme

Të dish sesi do jetë e ardhmja jote është pyetja që e mundon më së shumti njerëzimin. Disa ja lënë në dorë fatit,të tjerët fesë . Por sesi do jetë bota pas 100 vjetësh  nuk duket një e ardhme e pandriçuar. Ja disa përgjigje që çdokush nga ne do ishte kurioz ti dinte.

1. Si do vazhdojë rritja e popullsisë?

Në total parashikohet të jenë 11.2 miliard banorë që do jetojnë në tokë në vitin 2100. Numri i popullsië globale ka ardhur gjithmonë në rritje por deri në vitin 2050 rritja e popullsisë do të vazdojë me ritme të shpejta.

2. Pse po rritet mosha mesatare e popullsisë?

Dy janë arsyet kryesore. E para sepse ne po jetojmë më gjatë , dhe e dyta sepse lindshmëria është ulur dukshëm. Në vitin 1950 ishte fat nëqoftëse një person arrinte moshën 50 vjeç. Sot mosha mesatare globale ka rritur në 72 vjeç dhe në vitin 2100 pritet të shkojë në 83 vjeç.  Këto janë  arsyet që në shekullin e ardhshëm do kemi një popullsi të plakur.

3. Ku dhe si do të jetojmë?

Në vitet  2030 , pritet  të ekzistojnë 41 qytete super të mëdha me më shumë se 10 milion banor. Dhe në 2050,  23 e popullsisë do të jetojnë në zonat urbane duke braktisur në mënyrë katastrofike zonat rurale. Kështu të ecësh lirshëm në një zonë urbane do jetë një luks i vërtet.

4. Nga do ta marrim energjinë?

Sot pjesa më e madhe e energjisë përfitohet nga lëndët djegëse fosile. Por energjia e ripërtërishme ka ardhur duke u rritur ndjeshëm.  Në vitin 2015 kishim një përdorim më të madh të energjisë diellore, rreth  7.5 herë më të madh se në vitin 2010.  E ardhmaje e energjisë shekullin e ardhshëm  shihet tek turbinat e erës dhe tek panelet diellore.

5. Sa të rezikuar jemi nga proçesi automatik?

Pothuajse gjysma e vendeve të punës ne së shpejti do të mund të bëhet nga një robot ose kompjuter, sipas studiuesve të Universitetit Oxford. Vendet më të rezikuara të punës janë:telemarketerët , kontabilistët dhe shoferët e taksive. Ndërsa punët që  kërkojnë kreativitet, zhdërvjelltësi apo ndjeshmëri mund të vazhdojnë për shumëgjatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shërbimi i inteligjencës ruse i drejton gishtin Amerikës si autore e sulmit kimik në Siri
Përplasja SHBA-Rusi, Trump: Putin është duke mbrojtur një njeri shumë të keq »
Article Logic
Execution time: 0.010929822921753
array(1) { ["section"]=> string(78) "5-numrat-me-te-rendesishem-qe-percaktojne-fatin-e-100-viteve-te-ardhshme-74862" }