5 orë në ndjekje të gomones nëpër detin e Vlorës, policia në kërkim të autorëve (DROGËN E HODHËN NË DET)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 16-07-2020 5 orë në ndjekje të gomones nëpër detin e Vlorës, policia në kërkim të autorëve (DROGËN E HODHËN NË DET)

Mëngjesin e sotëm një gomone me 3 motorë 1200 kuaj fuqi është dyshuar për drogë në ujërat e detit të Vlorës.

Pas 5 orësh policia ka bërë të mundur kapjen e gomones në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

Por duket se ka qenë shumë vonë pasi pakat e dyshuara me drogë, janë hedhur në det dhe gomonia është kapur e boshatisur. Ndërsa 3 personat që gjendeshin në gomone kanë mundur të arratisen, të ndihmuar edhe nga të tjerë.

Sakaq, policia vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike.

Njoftimi policisë:

Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në.

Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.

Operacioni vijon.

Screenshot_6.pngScreenshot_7.pngScreenshot_8.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087289810180664
array(1) { ["section"]=> string(108) "5-ore-ne-ndjekje-te-gomones-neper-detin-e-vlores-policia-ne-kerkim-te-autoreve-drogen-e-hodhen-ne-det-214008" }