5 projektet në turizëm, qeveria financon 16.4 milion lekë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:57 01-09-2016 5 projektet në turizëm, qeveria financon 16.4 milion lekë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi nënshkroi kontratat me pesë përfaqësuesit e projekteve fituese që konkuruan për mbështetje financiare të projekteve në turizëm.

Përpara nënshkrimit ministrja Ekonomi bëri këtë deklaratë për median nga ku theksoi se “kjo lloj mbështetje ndodh për herë të parë në vendin tonë ndaj, bashkëpunimi midis iniciativës private dhe Qeverisë Shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe përmirësim. Shuma që këto projekte përfitojnë sot është 16.433.715 lekë”.

Të dhëna për projektet e shpallura fituese:

1-)Projekti "Platforma all in one booking online ‘Visit Albania Noë’"

Aplikanti: Skikuli Dot Com

Statusi Ligjor: Person Fizik

Fondi i përfituar: 2.330.000 lek

Përmbajtja e projektit: “Visit Albania Noë” është një Ëebsite që i ofron turistëve të huaj, mundësinë e prenotimeve të shërbimeve të ofruara nga biznese shqiptarë në fushën e turizmit. Nëpërmjet këtij Ëebsite vizitorët do të kenë mundësi që të rezervojnë/prenotojnë dhoma hotelesh/hostelesh, camping, makina dhe biçikleta me qira etj.

Në këtë mënyrë operatorët turistik kanë mundësinë që të rrisin të ardhurat e tyre.

2-) Projekti “Korça me biçikletë”

Aplikanti:  Prefekti i Qarkut Korçë

Statusi Ligjor: P.J /Institucion Publik

Fondi i përfituar:1.962.302 lek

Përmbajtja e projektit: “Korça me Biçiklete” ka si qëllim promovimin e turizmit në Bashkinë Korçë nëpërmjet pedalimit. 

Ky project synon nxitjen e turizmit nëpërmjet eksplorimit të natyrës të mrekullueshme të rajonit, vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe nxitjen e grup moshave të ndryshme të përdorin biçikletën.

Broshura pedaluese “Korça me biçikletë” do të përmbajë 19 itinerare me një total prej 864 kilometra në formën e një guide.

 

3-) Projekti "Rritja e Konkurueshmërisë së Turizmit Rajonal nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore të bizneseve turistike"

Aplikanti:  BiznesAlbania

Statusi Ligjor: OJF

Fondi i përfituar:7.602.300 lek

Përmbajtja e projektit: Është formimi intensiv i personelit të 10 hoteleve turistike  dhe 10 restoranteve në Pogradec si dhe 15 hoteleve dhe 10 restoranteve në Durrës për shërbime cilësore turistike, që çojnë në përmirësimin e tipareve të produktit turistik ofruar dhe rritjen e konkurueshmërisë së ofertës turistike në këto rajone.

4-) Projekti "Korridori Ali Pashe Tepelena"    

Aplikanti :ART KONTAKT

Statusi Ligjor: OJF

Fondi i përfituar: 2,050,000 lek

Përmbajtja e projektit: Ka si qëllim të krijojë kushtet për krijimin e korridorit/itinerarit kulturor turistik të Ali Pashë Tepelenës, bazuar në rrjetin e kalave, urave dhe  dhjetëra vendbanime objekte etj, të ndërtuara gjatë sundimit të Ali Pashës.

Projekti parashikon studimin e fizibilitetit të këtij turizmi tematik, krijimin e brand-it të Korridorit Ali Pashë Tepelena.

Hartimin e një linje produktesh tipike lokale, shërbimesh turistike, hartimin e një plani komunikimi dhe promovimi Brenda dhe jashtë kufinjve.

 

5-) Projekti "Projekt ide për promovimin e Shqipërisë si destinacion Turistik ne Itali"

Aplikanti: Elona Pinguli

Statusi Ligjor: Person Fizik

Fondi i përfituar:2,489,112 lek

Përmbajtja e projektit: Është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik në tregun Italian dhe të krijojë një treg të strukturuar turistik mes Italisë dhe Shqipërisë.

Të promovojë Shqipërinë në mënyrë profesionale operatorëve turistik Italian që kanë target turizmin Ballkanik. Të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik që ofron shumë opurtuinitete me kosto të ulët dhe sadisfaksion të lartë për turistin Italian.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086468935012817
array(1) { ["section"]=> string(62) "5-projektet-ne-turizem-qeveria-financon-16-4-milion-leke-51601" }