5 shqiptarë shpëtuan nga ferri i “Al-Hol’, flet babai i Alvin Berishës: Së shpejti do dalin të gjithë, Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe më tha se kampi do shkrihet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 26-10-2020 5 shqiptarë shpëtuan nga ferri i “Al-Hol’, flet babai i Alvin Berishës: Së shpejti do dalin të gjithë, Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe më tha se kampi do shkrihet

Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës që u kthye në Shqipëri pas 5 vitesh në kampin e AL-Hol në Siri, ka reaguar pas lajmit se 5 shqiptarë do të nxirren sot nga ai kamp dhe do të dërgohen në Shqipëri.

Ai u shpreh se presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe i ka thënë se shumë shpejt edhe pjesa tjetër e grave dhe fëmijëve do të kthehen në Shqipëri, pasi kampi do të shkrihet.

"Sot në mëngjes më lajmërojnë më dërgojnë disa foto dhe fola me të. Shpejt do të kthehen të gjithë të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare. Ata që morën pjesë në shpëtimin e Alvinit kanë marrë pjesë dhe për këta fëmijë. Kam folur me presidentin e kryqit të kuq italian dhe i kemi përgatit të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptar. Na tha të lajmërojnë të gjithë familjet. I thashë që skam numër kam vetëm numër të Dumanit. Shpejt do të kthehen këta.

Tani është hapur llafi për 4 fëmijë dhe një grua. Në dijeninë tim janë 73 nëna që duan të vijnë në Shqipëri. Këtë javë të do të vijnë të gjithë. Kampi i Al Holit do të shkrihet. Nuk ka asnjë problem, në këtë mision ka hyrë edhe shteti sirian dhe duan ti largojnë të gjithë sa janë aty. Presidenti i gjysmë hënës më tha se i gjithë kampi i Al Holit do të shkrihet", tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas këmbësorin në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital
‘Kam nisur Endrin, në çantën blu ka të gjitha AMANETET’, del audio-mesazhi, Eva Dumani fshihet nga ushtarët kurdë »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(165) "5-shqiptare-shpetuan-nga-ferri-i-al-hol-flet-babai-i-alvin-berishes-se-shpejti-do-dalin-te-gjithe-presidenti-i-gjysmehenes-se-kuqe-me-tha-se-kampi-do-shkrihet-225262" }