5 të vdekur nga gripi në Mal të Zi, mes tyre një fëmijë 2 vjeç

Publikuar tek: rajon, më 09:43 30-01-2019 5 të vdekur nga gripi në Mal të Zi, mes tyre një fëmijë 2 vjeç

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit gjatë javës së kaluar në Malin e Zi.

Mësohet se mës viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, numër më i lartë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020694017410278
array(1) { ["section"]=> string(68) "5-te-vdekur-nga-gripi-ne-mal-te-zi-mes-tyre-nje-femije-2-vjec-150865" }