5 vite pa Dr. Florin/ Julian Deda i prekur tregon pengun e madh: Më mungon shumë, pishman e kam...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:40 17-11-2019 5 vite pa Dr. Florin/ Julian Deda i prekur tregon pengun e madh: Më mungon shumë, pishman e kam...

Si sot pesë vite më parë u nda nga jeta rrepisti i njohur Dr. Flori.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kujtuar artistin në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as personazhet e famshëm.

Më i fundit është aktori Julian Deda, i cili ka zbuluar edhe një peng që i ka mbetur nga momentet e kaluara së bashku.

Përmes një statusi në Instagram, Juli shprehet se e ka marrë shumë malli dhe po ta kthente kohën pas do të pranonte ofertën e Dr. Florit për t’u bërë pjesë e videoklipit të tij.

Statusi i plotë:

Na ka marrë malli për pak Dr. Flor...! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s'kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t'i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës.

Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the "Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?", për këngën "Ça na ke", të thashë "aman o Flor mos na ngatërro me këto punë" dhe ti ma ktheve direkt "e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll". Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip.

Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025460958480835
array(1) { ["section"]=> string(98) "5-vite-pa-dr-florin-julian-deda-i-prekur-tregon-pengun-e-madh-me-mungon-shume-pishman-e-kam-186206" }