5-vjeçarja që zgjodhi “Parajsën mbi spitalin” vdes në shtëpinë e saj

Publikuar tek: bota, më 23:54 14-06-2016 5-vjeçarja që zgjodhi “Parajsën mbi spitalin” vdes në shtëpinë e saj

Rreth një vit më parë, vogëlishja Julianna Snow zgjodhi Parajsën, kur nëna e saj e pyeti nëse donte të qëndronte në shtëpi apo të shkonte në spital.

5 vjeçarja, historia e së cilës tronditi mbarë botën, u diagnostifikua me një sëmundje të pashërueshme neuromuskulare. Historia se si nëna e saj Moon dhe bashkëshorti Steve Snow u konsultuan me vajzën e tyre nëse ajo donte të shkonte në spital në rast komplikimi, tronditi miliona njerëz.

Zgjedhja tjetër ishte që vogëlushja të zgjidhte Parajsën. Ajo zgjodhi Parajsën, dhe prindërit e Julianna-s pas konsultimit me doktorët vendosën të pranojnë zgjedhjen e vogëlushes.

Vendimi - Parajsën apo spitalin - ngjalli një debat në lidhje me shërbimin mjekësor që duhet t’i ofrohet fëmijëve me sëmundje të pashërueshme dhe nëse ata duhet të jenë pjesë e vendimarrjes.

Herët vitin e kaluar nëna e pyeti Julianna-n se çfarë donte të bënte dhe deialogun e shkroi në blogun e saj.

Nëna: Julianna, nëse sëmuresh sërish, dëshiron të shkosh në spital apo të qëndrosh në shtëpi?

Julianna: Jo në spital

Nëna: Edhe nëse kjo do të thotë që mund të shkosh në Parajsë nëse qëndron në shtëpi?

Julianna: Po

Nëna: Dhe ti e di që mami dhe babi nuk do vijnë menjëherë me ty? Do shkosh vetëm në fillim

Julianna: Mos u mërzit. Zoti do kujdeset për mua

Nëna: Nëse shkon në spital mund të bëhesh më mirë dhe të qëndrosh për një kohë më të gjatë me ne. Dua të sigurohem që e kupton këtë. Spitali mund të të lejojë të kalosh më shumë kohë me mamin dhe babin

Julianna: E kuptoj

Nëna: (qan...) Më fal, Julianna. Unë e di që ty nuk të pëlqen kur unë qaj. Vetëm se do më marë malli shumë

Julianna: S’ka gjë. Zoti do kujdeset për mua. Ai është në zemrën time

Julianna qëndroi në spital për 18 muajt e fundit të jetës së saj. Vendimi për tu kthyer në shtëpi ngjalli reagime në të gjithë botën. Shoqata e të prekurve nga sëmundja neuromuskulare ishte kundër. Ata nisën një fushatë në Facebook me titullin “E dashur Julianna”.

Vogëlushja zgjodhi të vdiste pa ndërhyrje mjekësore.

“Ajo luftoi shumë për të qenë këtu. Me një trup tepër të dobët ajo u tregua trimëreshë - dhe e kam urryer faktin që ishte aq e guximshme.

Sot ajo është e lirë. Julianna tonë e ëmbël më në fund është e lirë”, shkruan nëna e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23280906677246
array(1) { ["section"]=> string(72) "5-vjecarja-qe-zgjodhi-parajsen-mbi-spitalin-vdes-ne-shtepine-e-saj-43527" }