50 vite nga publikimi i librit të Gabriel Garcia Marquez, 'Njëqind vjet vetmi' së shpejti si një serial në Netflix

Publikuar tek: kulture-art, më 16:59 11-03-2019 50 vite nga publikimi i librit të Gabriel Garcia Marquez, 'Njëqind vjet vetmi' së shpejti si një serial në Netflix

'Njëqind vjet vetmi' është një nga romanet më të lexuar të letërsisë botërore.

Ai është përkthyer në 46 gjuhë të botës dhe ka shitur më shumë se 50 milionë kopje.

'Njëqind Vjet Vetmi' tregon jetën përgjatë një shekulli të familjes Buendia, patriarku i së cilës, Jose Arcadio Buendia, themeloi qytetin kolumbian të Macandos. Historia tregon në fakt 100 vjet nga historia e formimit si shtet të Kolumbisë, duke nisur që nga kolonizimi, lindja e qyteteve, diktatura e gjithçka tjetër, nëpërmjet jetë, lindjeve e vdekjeve në familjen Buendia.

Ky roman i dha suksesin e merituar shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez. Më shumë se 50 vjet pas publikimit të tij 'Netflix' ka vendosur ta përshtas në ekran.

Producentët ekzekutiv të serialit do të jenë vetë djemtë e shkrimtarit , Rodrigo Garcia dhe Gonzalo. Ata janë shprehur se babi i tyre kishte marrë shumë oferta, por kishte refuzuar edhe pasi donte që historia të trajtohej vetëm në spanjisht dhe asnjë nga projektet që i ishin prezantuar nuk ja kishte plotësuar kërkesat.

njeqind-vjet-vetmi.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006356954574585
array(1) { ["section"]=> string(118) "50-vite-nga-publikimi-i-librit-te-gabriel-garcia-marquez-njeqind-vjet-vetmi-se-shpejti-si-nje-serial-ne-netflix-156017" }