Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në një kasolle të fshatit Shepele në njësinë Gjepalaj të Shijakut.
Shtetasi Ahmet Koçi, i cili ishte divorcuar nga gruaja dhe jetonte vetëm, paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Viktima jetonte prej kohësh në kasolle. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.