50 vjet nga zbritja në HENË, profesoresha e fizikës: Ejani sot në shesh, do ju tregoj me teleskop Yllin e SHQIPËRISË

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 12-07-2019 50 vjet nga zbritja në HENË, profesoresha e fizikës: Ejani sot në shesh, do ju tregoj me teleskop Yllin e SHQIPËRISË

Për shqiptarët duket si një “udhëtim në hënë”, praktikisht e pamundur….Por per profesoreshën e fizikës Mimoza Hafizi nuk është kështu.

Ajo ka ftuar studentët e saj por edhe ata të apasionuarit e qiellit të bashkohen sot me të, në Sheshin Skëndërbej në 20.30, për të përkujtuar si në gjithë botën, 50 vjetorin e shkuarjes në Hënë.

“Në mëngjesin e 21 Korrikut 1969, astronauti Neil Armstrong zbriti nga moduli Eagle i anijes hapësinore Apollo 11 dhe, teksa hidhte hapat robotikë mbi truallin hënor, lëshoi mesazhin e famshëm “Një hap i vogël për njeriun, por kërcim gjigand për njerëzimin”. Mbi 500 milionë banorë të Tokës po ndiqnin direkt përmes TV këtë akt të parë të pushtimit të hapësirës nga qytetërimi i tyre” shkruan Hafizi.

“Le ta vëzhgojmë së bashku Hënën, me teleskopin tonë apo me instrumentet e secilit prej jush. Të shohim së bashku “Detin e Qetësisë” hënore, ku Armstrong dhe Aldrin zbritën për herë të parë, të shqyrtojmë relievin e satelitit tonë si dhe vendet e zbarkimit të misioneve pasuese. 12 burra kanë vajtur në Hënë në shekullin e kaluar. Njerëzit po përgatiten për të zbarkuar në Mars.

Le të shohim edhe yllin e Shqipërisë me planetin e vet rrotull. Ç’është ky yll? Le ta zbulojmë së bashku sonte, me shpresën për një qiell të hapur”, shkruan Hafizi, duke dashur të mbledhë sa më shumë njerëz nëpërmjet kësaj thirrjeje.

Edhe NASA ka hapur këtë muaj me qindra  e qindra aktivitete për të përkujtuar 50 vjetorin e zbritjes së parë të njeriut në hënë.

66494593_2092381497558241_2828535422420779008_n.jpg

66355731_2092381534224904_3992616824020664320_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30416798591614
array(1) { ["section"]=> string(120) "50-vjet-nga-zbritja-ne-hene-profesoresha-e-fizikes-ejani-sot-ne-shesh-do-ju-tregoj-me-teleskop-yllin-e-shqiperise-171961" }