Pedagogu i Universitetit të Shkodrës, Fran Qafa është pezulluar nga detyra. Vendimi është dhënë sot, pas publikimit të skandalit dy ditë më parë në emisionin “Fiks Fare”.
Pedagogu u filmua nga student i cili pagoi 500 euro për të ndrequr notat e dy provimeve, nga dy nota ngelëse, 4, në notën 8-ë. Në këmbim të 500 eurove pedagogu i Universitetit Luigj Gurakuqi i dha studentit tezën e plotësuar.