Ditët në vijim në Shqipëri zhvillohet për herë të parë Kampionati Botëror i Shahut me pjesëmarrjen e nxënësve nga pothuajse të gjitha vendet e botës.
Diçka të tillë e ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste njëherësh dhe President i Federatës së Shahut në vend Eduard Shalsi. Ai e ka cilësuar një kampionat tepër efektiv që nxit dhe aktivizimin e të rinjve për t’u orientuar në veprimtari të tilla.
Do të jenë mbi 500 pjesëmarrës nga e gjitha bota të cilët do të vendosen në qytetin e Durrësit aty ku do të zhvillohet dhe ky kampionat.