51 të vdekur nga shpërthimi i automjetit mes civilëve në Siri

Publikuar tek: bota, më 22:02 24-02-2017 51 të vdekur nga shpërthimi i automjetit mes civilëve në Siri

51 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i një automjeti në fshatin e kontrolluar prej rebelëve pranë al-Bab në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga burime në rajon, si dhe organizata monitoruese. Shpërthimi, i marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, shkatërroi një postbllok të rebelëve në Sousian, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup mbikëqyrës i luftës civile në Siri me seli në Londër.

Fshati është 8 km në veriperëndim të al-Babit, qytet nga ku rebelët e mbështetur nga Turqia zmbrapsën militantët e ISIS-it gjatë së enjtes. Turqia thotë se rebelët kanë tashmë nën kontroll të gjitha rajonet përreth.

“Aktivitetet që vazhdojnë janë ato të pastrimit të zonave nën kontrollin e rebelëve nga pengesat, minat dhe eksplozivët artizanalë”, thanë zyrtarë të ushtrisë siriane.

Si gjithmonë, Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi përmes një deklarate të publikuar në median e organizatës xhihadiste.

Sipas agjenciasë së lajmeve “Qasioun”, në momentin e shpërthimit të bombës, shumë civilë ishin mbledhur aty për të kërkuar leje për rikthimin në al-Bab. 


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më mirë ateist se katolik hipokrit”, Vatikani përgënjeshtron CNN, The Guardian: Ja çfarë tha Papa
Trump: Buxhet gjigand për ushtrinë, askush nuk duhet të na kërkojë rrëmujë »
Article Logic
Execution time: 0.011084794998169
array(1) { ["section"]=> string(67) "51-te-vdekur-nga-shperthimi-i-automjetit-mes-civileve-ne-siri-69870" }