52 familje në lagjen “Rreze” të Rrajcës në Librazhd rrezikohen seriozisht nga shkëputja e masivëve shkëmborë.
“Në lagjen Rreze te Rrajces 52 familje rrezikohen nga shkëmbinjtë që shkëputen nga një masiv shkëmbor mbi fshat. Sot pashë nga afër masat e marra për zhvendosjen e banorëve në kampingun e ndërtuar me çadra dhe për furnizimin me ushqime. I kërkova Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të marrin masat për një shkatërrim të kontrolluar të këtij masivi shkëmbor. Gjithashtu nesër do të dërgoj ndihma të tjera ushqimore”, premton Balla.