52 punonjës të personelit shëndetësor  të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 22:17 05-04-2020 52 punonjës të personelit shëndetësor  të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

Ka shkuar në 52 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

18 është numri i mjekëve dhe personelit mjekësor të prekur nga COVId-19.

Në Shtip, 14 punonjës nga reparti infektiv tashmë janë në vetizolim. Prej tyre, dy mjekë infektologë, tetë infermiere dhe katër infermierë. Ata kanë pasur kontakt me një paciente 80-vjeçare pozitive në Covid 19.

Gostivari e mbylli Qendrën e Shëndetit Publik pasi  një punonjës është konfirmuar pozitiv me koronavirus.. Edhe tetë kolegë të tij janë në vetizolim.

Një punonjës shëndetësor i infektuar është edhe në poliklinikën e Çairit.

Të infektuar janë edhe një mjek amë nga Llabunishta, një mjek nga reparti i sëmundjeve ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, si dhe një mjek nga spitali psikiatrik në Demir Hisar.

Vetëm për rreth një javë 17 punonjës shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi, numri më i madh i të cilëve në Kumanovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089731216430664
array(1) { ["section"]=> string(92) "52-punonjes-te-personelit-shendetesor-te-infektuar-me-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut-201499" }