Qeveria shqiptare ka miratuar projektin i cili do të pajis me kamera në trup efektivët e policisë shqiptare.
Ky projekti i quajtur “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së shteti (Loti1)”, do ti kushtojë shtetit shqiptar 540,533,139 lekë.
Kjo nismë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Saimir Tahiri bëhet në kuadër të Shqipërisë dixhitale dhe ka për qëllim që të garantojë një shërbim më transparent të Policisë ndaj qytetarëve.
Ky projekt, në fakt ka nisur në mënyrë të kufizuar më parë ku edhe disa policë janë pajisur me kamera, ndërsa disa qytetarë janë arrestuar pasi në bazë edhe të filmimeve janë kapur në flagrancë duke tentuar të korruptojnë policët.
Qeveria shpreson që me këtë projekt të ulë korrupsionin në radhët e policisë dhe kryesisht asaj rrugore.