55 vite nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Publikuar tek: bota, më 18:28 12-04-2016 55 vite nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Në 12 prill të vitit 1961 kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e  “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

55 vjetori i njeriut të parë në hapësirë është kujtuar në të gjithë botën me rreth 200 evenimente të organizuara në nder të tij. Edhe Ambasada Ruse në Shqipëri e ka uruar këtë ditë me një mesazh në rrejtet sociale:

“Ambasda e Rusisë në Tiranë uron të gjithëve Gëzuar 55-vjetorin e fluturimit të parë të njeriut në kozmos!

Në këtë ditë në vitin 1961 piloti rus Juri Gagarin kreu fluturimin e parë historik në hapësirë me anjien kozmike "Vostok". Që nga ajo ditë e shënuar e deri tani 12 prilli festohet në mbarë botën si Dita ndërkombëtare e fluturimit të njeriut në kozmos".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe spiunët kanë përdorur Mossack Fonseca-n për të fshehur aktivitetet financiare
Shkon te dentisti por zgjohet i tmerruar »
Article Logic
Execution time: 0.016419172286987
array(1) { ["section"]=> string(56) "55-vite-nga-fluturimi-i-pare-i-njeriut-ne-hapesire-37519" }