550 ton naftë të bllokuara në Ballsh, RAMA me mesazh paralajmërues: Zgjidhni o ligjin, o goditjen prej tij (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 21-08-2019 550 ton naftë të bllokuara në Ballsh, RAMA me mesazh paralajmërues: Zgjidhni o ligjin, o goditjen prej tij (E PLOTË) Kryeministri Rama

Kryeministri Rama reagoi sërish nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’ pas  bllokimit të 550 tonëve naftë në rafineritë e Ballshit ditë e sotme nga Ministria e Energjitikës.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që abuzojnë me cilësine e produktit dhe se tregtarët e naftës duhet të bëjnë zgjedhjen midis respektimit dhe ndëshkimit të ligjit.


Postimi i kryeministrit Rama
‘KUSH MERRET ME NAFTË DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT, O GODITJEN E LIGJIT

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

ZeroTolerancë ndaj abuzuesve’.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093810558319092
array(1) { ["section"]=> string(118) "550-ton-nafte-te-bllokuara-ne-ballsh-rama-me-mesazh-paralajmerues-zgjidhni-o-ligjin-o-goditjen-prej-tij-e-plote-175951" }