56 viktima nga kontravirusi në Kinë, studenti shqiptar rrëfen makthin: Kam 3 ditë në shtëpi. Çdo mëngjes zgjohem mes frikës se mos jam infektuar

Publikuar tek: bota, më 15:39 26-01-2020 56 viktima nga kontravirusi në Kinë, studenti shqiptar rrëfen makthin: Kam 3 ditë në shtëpi. Çdo mëngjes zgjohem mes frikës se mos jam infektuar Studenti shqiptar Sefer Vrana

Koronavirusi në Kinë po përhapet në mënyrë të frikshme, me mbi 2000 të  infektuar dhe 56 të vdekur, dhe 13 shtete të tjera që kanë identifikuar të paktën një rast.

 Studenti shqiptar Sefer Vrana, në një lidhje direkte nga provinca Guandon ka përshkruar zymtë, realitetin e frikshëm që po përjeton aktualisht në Kinë dhe si po përjetohet e kapërcehet kjo situatë.

Vrana është shprehur se kërcënimi nga virusi është i madh dhe çdo ditë zgjohen me frikën se mund të jenë infektuar. “Ajo që pasqyrohet në media, është e shkruar dhe nuk e ka asnjëherë emocionin. Frika është shumë e madhe, ngrihemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe, zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh”, thotë ai.

13 qytete në Kinë kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve, me mbi 62.8 milion njerëz të prekur nga ky bllokim. Edhe studenti shqiptar ka 3 ditë në shtëpi. Më problematike siç raporton ai është ushqyerja.

“Më e mira është qendrimi në shtëpi deri sa të stabilizohet situata. Ligjet që janë shkelur janë te ushqimet, sepse kanë ushqim të pistë. Ushqehen me ushqime krejt të ndryshme  nga ato që jemi mësuar ne në Shqipëri: me lakuriq, gjarpërinj, që thuhet edhe nga e ka zanafillën kjo sëmundje”, thotë më tej studenti në një intervistë për abc news.

Thuhet se kontravirusi është përhapur nga lakuriqi i natës, ka shkuar te gjarpërinjë dhe më pas ka kaluar te njeriu. “Kjo është hipoteza e dytë, dhe hipoteza që thatë është lakuriqi i natës dhe gjarpërinjtë nga mendohet se nga kjo ka ardhur edhe ky virus. Në provincën tonë shumë pjesë janë bllokuar që të mos hyjnë njerëzit nga provincat e tjera. Një rregull ishte kush kapet pa maskë, kishte ndëshkim".

Intervista e Sefer Vrana:

Si funksionon jeta?

Jeta është bërë shumë vështirë sidomos tre ditët e fundit, nuk dalim. Deri para tre ditësh kishim mundësi edhe të dilnim, por së fundmi jemi munduar të qëndrojmë në shtëpi, edhe në momentin që duam të dalim jashtë vendosim maskë. Mundohemi të mos prekim në shumë vende dhe kur kthehemi lajmë duart sepse rreziku është shumë i madh.

Si i siguroni ushqimet?

Deri tani nuk ka qenë e vështirë. Kemi zgjedhur markete më te shtrenjta, kemi shmangur tregjet. Deri tani në provincën tonë është më mirë, por në provincat e mëdha ushqimi është bërë shumë i vështirë. Kemi një rritje të ndjeshme të çmimit të ushqimeve

Ju jeni me studime, vazhdoni të shkoni në univetsitet?

Tashmë problemi është që kjo ka ndodhur gjatë Vitit të Ri Kinez dhe këtu është pushim një muaj e ky ka qenë problemi më i madh, sepse kanë lëvizur nga një vend në tjetrin. Kemi 56-të njerëz që kanë vdekur, 49-të janë shëruar.

Keni tentuar që të largoheni nga provinca ku ndodheni?

Më e mira është qendrimi në shtëpi deri sa të stabilizohet situata. Ligjet që janë shkelur janë te ushqimet, sepse kanë ushqim të pistë. Ushqehen me ushqime krejt të ndryshme  nga ato që jemi mësuar ne në Shqipëri: me lakuriq, gjarpërinj, që thuhet edhe nga e ka zanafillën kjo sëmundje

Thuhet e nga lakuriqi i natës ka shkuar te gjarpërinjë dhe më pas ka kaluar te njeriu, çfarë flitet nga njerëzit?

Kjo është hipoteza e dytë, dhe hipoteza që thatë është lakuriqi i natës dhe gjarpërinjtë nga mendohet se nga kjo ka ardhur edhe ky virus. Në provincën tonë shumë pjesë janë bllokuar që të mos hyjnë njerëzit nga provincat e tjera. Një rregull ishte kush kapet pa maskë, kishte ndëshkim.

Po transporti publik…

Tek provinca që jam unë është më pak i përdorshëm. Po të shikojmë në provinca të tjera janë mbyllur të gjitha stacionete trenave dhe fluturimeve.

Më the ke tre ditë që rri në shtëpi, kjo të bën të shikosh edhe më tepër të jesh i përditësuar me lajmet.

Ajo që pasqyrohet në media, është e shkruar dhe nuk e ka asnjëherë emocionin. Frika është shumë e madhe, ngrihemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe, zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh.

Keni komunikime me atë afërt, shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kinë?

Kemi kontakte me shqiptarë të tjerë që janë në të gjthë sipërfaqen e Kinës, por askush nuk shkruan se ka ndonjë problem. Por mundohemi t’i japim kurajo njëri-tjetrit.

Sefer a ka dicka që qarkullon mes njerëzish, sipas mendimit tuaj nëse fshihet nga autoritetet?

Nëpër raportime thuhet sikur janë 2 mijë, por mendohet se ka një prekje deri në 90 mijë vetash, e ka thënë një kineze që punonte në spital.

Ju e zhvilloni jetesën me maska?

Ne shmangim daljen jashtë shtëpisë, por në momentin që duhet të dalim atëherë vendosim maska dhe mundësisht mos prekim në asnjë vend.

Po qendra shëndetesore të levizshme ka?

Mesa di une janë vetëm grupe urgjente. Por në vende të tjera jo, vetëm spitalet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071730613708496
array(1) { ["section"]=> string(148) "56-viktima-nga-kontravirusi-ne-kine-studenti-shqiptar-rrefen-makthin-kam-3-dite-ne-shtepi-cdo-mengjes-zgjohem-mes-frikes-se-mos-jam-infektuar-193207" }