57 vjeçari gjendet i vdekur në një kanal në Novoselë të Vlorës.
Bëhet me dije se 57 vjeçari me iniciale K.Q është gjetur i mbytur në një kanal pasditen e sotme në Novoselë.
Sipas të dhënave paraprake trupi i tij është gjetur rreth orës 16:30. Dyshohet se shtetasi është mbytur për shkaqe aksidentale.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje por policia po vijon hetimet.