Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Fier pasi ka përplasur me makinë një një grua duke e lënë atë të dëmtuar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi:
-Kujtim Shytia, 57 vjeç, banues në Roskovec, pasi:
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Roskovec, në vëndin e quajtur "Marinëz", duke drejtuar motomjetin tip "Niponia" me targa FR599C, i pa paisur me leje drejtimi, është përplasur me një karrocë .
Si pasojë është dëmtuar shtetasja F.M, 33 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, e cila ishte duke udhëtuar me karrocë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".