Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Domje pranë Vorës.
Viktima është gjetur nga familjarët të cilët e kanë transportuar drejt spitalit, por pavarësisht ndihmës së parë nga bluzat e bardha, nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.
58-vjeçari me inicialet A.Ç është vetëhelmuar me fotoksinë ndërsa shkaqet që e kanë shtyrë drejt vetëvrasjes janë ende të paqarta.