Prishtinë/ 59-vjeçari vdiq nga koronavirusi, vetëizolohen 13 punonjësit e Urgjencës që patën kontakt me të

Publikuar tek: rajon, më 15:49 06-04-2020 Prishtinë/ 59-vjeçari vdiq nga koronavirusi, vetëizolohen 13 punonjësit e Urgjencës që patën kontakt me të

Trembëdhjetë punonjës të Urgjencës mjekësore në Prishtinë janë vetëizoluar pasi kishin patur kontakt me 59-vjeçarin e prekur me koronavirus që vdiq sot në mëngjes në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi.

“Janë 13 punonjës shëndetësorë të mjekësisë urgjente që janë dërguar në vetizolim. Që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

“Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. Gjendja momentalisht sa i përket qytetarëve të infektuar me Covid-19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile”, ka shtuar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090768337249756
array(1) { ["section"]=> string(101) "59-vjecari-vdiq-nga-koronavirusi-veteizolohen-13-punonjesit-e-urgjences-qe-paten-kontakt-me-te-201589" }