6 burra përdhunuan deri në vdekje vogëlushen, dënohen përjetë

Publikuar tek: bota, më 13:29 10-06-2019 6 burra përdhunuan deri në vdekje vogëlushen, dënohen përjetë

Gjykata e Indisë ka dënuar me burgim përjetë 6 burra të cilët ishin akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje.

 

Sipas CNN, çështja u zbulua para një viti dhe deri sot kishte krijuar një trazi të madhe në Indi pasi qytetarët dhe familja e 8-vjeçares kërkonin drejtësi.

Autorët u akuzuan se mbyllën vajzën 8-vjeçare në një tempull Hindu dhe atje e përdhunuan dhe e droguan për 5 ditë, derisa ajo vdiq. Trupi i saj u zbulua në pyllin afër tempullit pas disa ditësh dhe lajmi solli shokim të madh në të gjithë botën.

Jashtë gjykatës mijëra protestues u mblodhën duke kërkuar dënimin e autorëve.

6 burrat u dënuan përjetë dhe do të kalojnë vitet e mbetura, në burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022639036178589
array(1) { ["section"]=> string(67) "6-burra-perdhunuan-deri-ne-vdekje-vogelushen-denohen-perjete-167651" }