Sot është dita e gjashtë nga shpërthimi i fuqishëm në minierën e Bulqizës dhe ende nuk ka asnjë shenjë mbijetese për tre specialistët kinezë që ishin në vendin e shpërthimit.
Specialistët e Inspektim Shpetimit të Minierave kanë ndërprerë kërkimet në nivelin e 17 të minierës për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të gazit. Tre minatorët janë rreth 2100 metra në thellësi në nivelin 21 ndërsa shpresat se mund të jenë gjallë janë zbehur.