6 gola dhe përmbysje, PARTIZANI fiton Superkupën dhe sulmuesin e munguar ndaj Kukësit

Publikuar tek: sport, më 23:00 18-08-2019 6 gola dhe përmbysje, PARTIZANI fiton Superkupën dhe sulmuesin e munguar ndaj Kukësit Foto nga finalja e sotme e Superkupës së Shqipërisë

Partizani shpallet ''superkampion i Shqipërisë'' për sezonin që lamë pas duke fituar finalen elektrizuese ndaj Kukësit 4-2 pas 180 minutash lojë në ''Elbasan Arena''.

Finalja e Superkupës dhuroi spektakël me plot 6 gola. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kaluan të parët në avantazh me Malën që në minutën e 6-të, ndërsa blerja e re Kukësit Emiljano Musta arriti të vendoste baraspeshën. Në pjesën e dytë, Kukësi ishte më kërkues në lojë dhe përmbysi gjithçka sërish me Mustën. Mesfushori me një ”perlë” nga goditja e dënimit e dërgoi topin në rrjetë. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej me fitoren e verilindorëve, ishte Braun ai që shënon në fund të ndeshjes duke e çuar takimin në 30 minuta shtesë. Është sërish ai që shënon dhe dy gola të tjerë duke bërë liderin dhe duke treguar të gjithë potencialin e tij. 

Partizani siguron trofeun e dytë në këtë vit duke shpallur kandidaturën për të fituar kampionatin edhe për edicionin e ri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076451301574707
array(1) { ["section"]=> string(91) "6-gola-dhe-permbysje-partizani-fiton-superkupen-dhe-sulmuesin-e-munguar-ndaj-kukesit-175729" }