6 mijë euro për të liruar të burgosurin, gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkonë leje nga SPAK: Vajza ka pasur hemoragji, s'kam të afërm

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 18-09-2020 6 mijë euro për të liruar të burgosurin, gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkonë leje nga SPAK: Vajza ka pasur hemoragji, s'kam të afërm Gjyqtarja Mimoza Margjeka

Gjyqtarja e Korçës Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK për të takuar vajzën e saj, e cila sipas gjyqtares ka pësuar hemoragji dhe mjeku ka rekomanduar të shkojë te specialisti.

Margjeka ndodhet në "Arrest shtëpie" pasi sipas SPAK ka kërkuar 6 mijë euro për të liruar nga burgu një person të dënuar, ndërsa bashkëshorti i saj që do të merrte dhe paratë, është lënë nga gjykata në masën "Arrest me burg". Në këto kushte, gjyqtarja Margjeka thotë se s'ka të afërm të tjerë dhe kërkon leje të ndjek mjekimet e vajzës.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore", thuhet në kërkesën e gjyqtares Margjeka. Kërkesa e saj për leje nuk është miratuar.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012935161590576
array(1) { ["section"]=> string(134) "6-mije-euro-per-te-liruar-te-burgosurin-gjyqtarja-mimoza-margjeka-kerkone-leje-nga-spak-vajza-ka-pasur-hemoragji-s-kam-te-aferm-220780" }