6 muaj për të marrë lajmin e madh, ZAEV beson te mrekullia: Gabimi historik do të korrigjohet!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:40 24-11-2019  6 muaj për të marrë lajmin e madh, ZAEV beson te mrekullia: Gabimi historik do të korrigjohet!

Kryemimistri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tregohet optimist se vendet skeptike të BE-së do të ndryshojnë qëndrim kundrejt vendit të tij për hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit në muajin maj.

Kreu i qeverisë maqedonase beson se krerët e lartë të BE-së do të korrigjojnë ''gabimin historik të 17 tetorit'', ku u vendos që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos merrnin 'dritën jeshile' të çeljes së bisedimeve. 

''Mbetemi me shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik. Të gjithë liderët europianë, përfshirë edhe presidentin francez Macron janë të mendimit se i kemi përmbushur obligimet, porse ende u duhet kohë.

Megjithatë, Zaev nuk la mënjanë dhe gjendjen ekonomike të vendit të tij, ç'ka ka bërë që shumë maqedonas të marrin rrugën e emigrimit për shkak të mungesës së perspektivës në vendlindjen e tyre.

''Duhet t’i motivojmë të rinjtë pasi gjendja mund të përkeqësohet. Pagat tona për arsimin janë nën mesataren e rajonit, edhe në shëndetësi, dhe po nuk rritëm pagat mund të mbetemi pa mjekë, nuk do të ketë kush të na shërojë'', përfundoi Zaev.

Maqedonia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme në 12 prill 2020 pasi qeveria aktuale dështoi të përmbushte premtimin e hapjes së negociatave për integrim me BE-në.

Kohët e fundit, presidenti i Francës Macron shfaqi reflektim në qëndrimin e tij karshi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke i vlerësuar për reformat e ndërmarra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « META kërkon një dhjetor të dytë, organizon tubim mbarëpopullor te Qyteti Studenti (DETAJET E LËVIZJES SË PRESIDENTIT)
Rama prezanton nesër Anti-KÇK: Kur ambasadat janë vënë në shënjestër të të çmendurve, do shkatërroj... »
Article Logic
Execution time: 0.011388063430786
array(1) { ["section"]=> string(98) "6-muaj-per-te-marre-lajmin-e-madh-zaev-beson-te-mrekullia-gabimi-historik-do-te-korrigjohet-187034" }