Punimet në rrugën hyresë të qytetit të Pogradecit vërtet kanë rifilluar pas gati 6-të muajsh, por ngërçi mes firmës dhe bashkisë së këtij qyteti akoma nuk është zgjidhur.
Bashkia ngul këmbë që dherat qe dalin nga punimet të hidhen në dy vende: Një vend sipas bashkisë do të jetë 18 km larg nga vendi ku kryhen punimet në dalje të Pogradecit në drejtim të Korçës si dhe një vend tjeter i zgjedhur po nga bashkia 9 km larg kantierit në drejtim të Çervenakës, vende këto që vazhdojnë të kundërshtohen nga firma. Pasi sipas firmës nuk kanë qenë të parashikuar ne kontratën fillestare. Në kushte kur dy palet nuk lëshojne pe, autoriteti kombëtar i rrugëve duhet të gjejë zgjidhjen.
Derisa të ketë një zgjidhje me të humburit janë drejtuesit e mjeteve që kalojnë nëpër gropa në një rrugë dytësore të hapur nga firma që në nisje të punimeve.