6 orë përballë prokurorëve në Hagë, Thaçi del i buzëqeshur, por i heshtur!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:06 15-07-2020 6 orë përballë prokurorëve në Hagë, Thaçi del i buzëqeshur, por i heshtur!

Ka përfunduar pas 6 orësh intervista e dytë e presidentit Hashim Thaçi në zyrën e Prokurorisë së Specializuar.

Kjo ishte dita e dytë radhazi që Thaçi u morr në pyetje në lidhje me aktakuzat për krime lufte dhe tortura ndaj njerëzimit.

Pas intervistimit maratonë, Kreu i Shtetit të Kosovës nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Nuk dihet ende nëse intervistimi ka mbaruar apo do të vazhdojë sërish në ditët në vijim.

Edhe dje Thaci u morr në pyetje për 6 orë, teksa pas intervistimit tha se i ishte përgjigjur një për një pyetjeve që kishin bërë prokurorët.

Presidenti i Kosovës më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006044864654541
array(1) { ["section"]=> string(78) "6-ore-perballe-prokuroreve-ne-hage-thaci-del-i-buzeqeshur-por-i-heshtur-213869" }