6 pamje të ndryshme për disa modele nga Marco Miglioreli në sallonin e bukurisë “New Look Tina”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:21 11-08-2015 6 pamje të ndryshme për disa modele nga Marco Miglioreli në sallonin e bukurisë “New Look Tina”

I njohuri në fushën e bukurisë për kreativitetin dhe origjinalitetin e tij italiani Marco Miglioreli, zhvilloi një trajnim në sallonin “New Look Tina” nga Davines.

Në këtë trajnim që zgjati 2 ditë  ishin të ftuar parukiere nga sallone të ndryshme tëShqipërisë, të cileve ju dha mundesia të trajnohen nga Marco Miglioreli, pjesë e stafit krijues të kompanisë Davinës dhe nje trajner i kualifikuar.

Gjatë ditës së parë, Marco bëri një prezantim tërësor të kompanise Davines, historikun, misionin dhe  vizionin. Qëllimin e kompanisë dhe menyrat se si ajo i realizon këto qellime.

Prezantoi gjithashtu produktet e Davines, familjet e produkteve dhe shkurtimisht mënyren sesi ato perdoren e veprojne.

Me pas Marco realizoi 6 pamje të ndryshme tek disa modele. Ai rikrijoi 3 pamje nga koleksioni më i fundit vjeshte-dimër nga Davines i cili quhet Goldess dhe do të lancohet në shtator 2015. 1 pamje nga koleksioni Mother Pearl, 1 tjetër nga Sleek Swan dhe e fundit nga koleksioni Woodland. Gjatë gjithë ditës ai shpjegoi teknikat e përdorura në lyerje, prerje dhe stilim për secilën nga pamjet.

Ditën e dyte ishin pjesëmërrësit të cilët nën vezhgimin e Marcos krijuan pamjet e demostruara ditën e mëparshme.

Në fund të gjithe morën certifikatat dhe tashmë janë të afte të provojne tek klientët e tyre pamjet të cilat mësuan gjatë trajnimit.

{gallery}newlookTina{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032986879348755
array(1) { ["section"]=> string(99) "6-pamje-te-ndryshme-per-disa-modele-nga-marco-miglioreli-ne-sallonin-e-bukurise-new-look-tina-18189" }