6 të vdekur në 24 orë nga Covid në Kosovë, Vjosa Osmani: Ky virus vret, mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston!

Publikuar tek: rajon, më 21:50 04-07-2020 6 të vdekur në 24 orë nga Covid në Kosovë, Vjosa Osmani: Ky virus vret, mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston! FotoArkive: Kryeparlamentarja Osmani

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe familjet e tyre, duke marrë shkas nga vdekja e 6 pacientëve sot nga covid-19.

“Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe”, shkruan Osmani, ndërsa u kërkon qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat dhe të mos dëgjojnë ata që thonë që virusi nuk merr jetë.

Postimi i plotë:

Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Ndaj dhimbjen me secilën familje të prekur dhe lutem që të sëmurët nga virusi të shërohen sa më parë. Bëj thirrje edhe një herë që mbrojtja e të drejtës në jetë të vendoset prioritet mbi prioritetet, sepse as ekonomia e as fushat e tjera nuk do të mbijetojnë nëse nuk sigurojmë shëndetin e popullatës sonë. Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë. Ky ligj është posaçërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.

Ky virus vret. Mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston. Mos u besoni as atyre që e minimizojnë rrezikun. Prandaj të kujdesemi secili për veten e familjet tona duke mbajtur maska, distancë e higjienë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068380832672119
array(1) { ["section"]=> string(119) "6-te-vdekur-ne-24-ore-nga-covid-ne-kosove-vjosa-osmani-ky-virus-vret-mos-u-besoni-atyre-qe-thone-se-nuk-ekziston-212846" }