6 ton drogë në Skrapar, gazetari investigativ i habit të gjithë me zbulimin e tij: Çfarë kishte në të vërtetë brenda (PAMJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:59 18-04-2017 6 ton drogë në Skrapar, gazetari investigativ i habit të gjithë me zbulimin e tij: Çfarë kishte në të vërtetë brenda (PAMJET)

Gazetari Artan Hoxha i ka habitur të gjithë me zbulimin e tij lidhur me laboratorin e drogës të gjetur pak ditë më parë në Skrapar. I ftuar në rubrikën “Opinion” të News 24 gazetari hodhi poshtë lajmin se brenda objektit u gjetën 6 ton drogë. Sipas Hoxhës aty u kapën 3 kg mbetje narkotike.

Gazetari tha se pavarësisht aksionit të policisë në objekt, aty zhvillohej një biznes fason, në të cilin vazhdonin punën rreth 60 gra.

 “Në pamje shohim ambientet e godinës 2 katëshe. Mes tyre ndodhej një objekt që ishte kthyer në biznes fason, ku prodhohen ambalazhe për pijet alkoolike. Ishin të punësuar rreth 60 gra. Kjo kantinë prodhohen ambalazhe kartoni për pijet alkoolike. Puna vazhdonte pavarësisht aksionit të policisë. Është arrestuar pronarja e projektit, bashkëshortja e ish-kryetarit të bashkisë Lefter Lame, që ndërroi jetë nga një sëmundje në vitin 2010. Objekti ku është bërë ndërhyrja ishte akoma pronë e një shtetasi gjerman, Martin Bauer.

 U tha në fillim që ishte laborator modern, por nga çfarë pashë unë nuk ka asnjë element për të qenë laborator. Janë ambiente ku kultivohet lënda narkotike me llamba. Prokuroria i ka arrestuar personat në lidhje me këtë ngjarje me akuzën se kultivohet kanabis. Brenda objektit u tha që u gjetën 6 ton, por aty u kapën vetëm 3 kg mbetje. Aty kishte pajisje aspirimi, ka pasur shtretër që do të thotë se kishte persona që rrinin aty. Kishin dhe ushqime. Edhe pse të zotët e objektit përballë thonë që nuk e përdornin prej 2 vitesh këtë objekt. Dyshimet kanë qenë që jo vetëm kultivohej, por dhe përpunohej,” u shpreh gazetari Hoxha.

Sa i takon zbulimit të Skraparit, sipas gazetarit Hoxha ai nuk ishte një laborator modern droge por një vend ku kultivohej në ambiente të mbyllura. Hoxha tha se laboratorët e fundit të drogës kapur në Shqipëri, kanë qenë në Lazarat.

“Unë nuk kam parë asnjë element nëse kishte të bënte në këtë rast për laborator droge, por është kultivim në ambiente të mbyllura. Laboratorët e fundit që janë kapur në Shqipëri, ka qenë në Lazarat në 2013-ën”, deklaroi gazetari Hoxha.  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Nuk është arrestuar asnjë nga bosët e drogës, ja standarti që ka vendosur ministri i ri
Miratohet me 82 vota pro ngritja e dy komisioneve të Vettingut, LSI tërheq kandidatin, e merr PDIU »
Article Logic
Execution time: 0.010951042175293
array(1) { ["section"]=> string(127) "6-ton-droge-ne-skrapar-gazetari-investigativ-i-habit-te-gjithe-me-zbulimin-e-tij-cfare-kishte-ne-te-vertete-brenda-pamjet-75599" }