Sot mbushen 6 vite nga tragjedia e 21 janarit ku mbetën të vrarë në Bulevardin e Tiranës katër protestues, Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Pak ditë më parë qeveria miratoi vendimin për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave duke akorduar 300 mijë dollarë për çdo familje por ende drejtësi nuk është vendosur.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka ftuar Salla e Gartave në orën 11:00 familjarët e viktimave dhe më vonë është planifikuar që të gjithë bashkë të shkojnë për të vendosur lule në Bulevard. Rama do të shtojë edhe një drekë rreth orës 12:00, me familjarët për ndër të viktimave në ambientet e “Hotel Tirana”.
“Dëmshpërblyem familjarët e viktimave por është shumë pak. S’kemi dënuar ende Sali Berishën”, u shpreh ditën e djeshme ministri i brendshëm Saimir tahiri duke bërë kështu përgjegjës për masakrën e 21 janarit pikërisht ish-liderin e PD-së, asokohe kryeministër.