6 vite nga vdekja e Sokol OLLDASHIT, publikohet VIDEO E RRALLË duke luajtur në kitarë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:14 19-11-2019 6 vite nga vdekja e Sokol OLLDASHIT, publikohet VIDEO E RRALLË duke luajtur në kitarë

Në 20 nëntor të 2013 u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Ditën e nesërme shënohen plot gjashtë vite nga vdekja e tij dhe një prej miqve të politikanit, Çim Rexha ka publikuar një video të rrallë, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Kjo video e shumë viteve më parë është vetëm 30 sekonda, pasi teknologjia e asaj periudhe nuk mundësonte më tepër filmim. Pavarësisht këtij fakti, ajo që del në pah është talenti i Olldashit për muzikën, duke dalluar nga shumë figura të tjera të politikës.

Kush ishte Sokol Olldashi?

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike.

Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’.

Ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak.

Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin. Kohët e fundit, djali i madh Glauku ka filluar të aktivizohet me Partinë Demokratike, duke qenë pjesëmarrës në protesta të ndryshme. Mesa duket ka vendosur të ndjekë rrugën e të atit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075728893280029
array(1) { ["section"]=> string(91) "6-vite-nga-vdekja-e-sokol-olldashit-publikohet-video-e-rralle-duke-luajtur-ne-kitare-186462" }