Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Texax ku një 6-vjeçareje i është dhënë ilaç gripal “Tamiflu” për të stabilizuar gjendjen gripale.
Por situata nuk ka përfunduar si parashikohej. Iliaçi gripal i ka shkaktuar vajzës haluçinacione të cilat për pak rezultuan fatale për vogëlushen.
6-vjeçarja është larguar nga shkolla, ka mbërritur në shtëpi dhe ka shkuar në dhomën e saj. Më pas ka hipur mbi një tavolinë ku ka tentuar të hidhet. Prindërit kanë mbërritur në kohë dhe kanë parandaluar ngjarjen tragjike.
Sakaq, pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve, ku është shpjeguar se ky lloj ilaçi në disa raste mund të shfaqë sjellje jo normale dhe ka efekte anësore.