6 vjetori i Shqipërisë në NATO, Rama: Mirënjohës Aleancës së lirisë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 03-04-2015 6 vjetori i Shqipërisë në NATO, Rama: Mirënjohës Aleancës së lirisë

Kryeministri Rama, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe Ambasadori amerikan Donald Lu, kanë qenë sot të pranishëm në Zall-herr, në ceremoninë e 6 vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se shqiptarët janë kurdoherë mirënjohës për NATO-n, e cila krijoi kushtet e një paqeje të re.

“Jemi pjesë e Aleancës unike të lirisë. Mirënjohja u shkon anëtarëve të aleancës. Shqiptarët janë kurdoherë mirënjohës për NATO-n, e cila krijoi kushtet e një paqeje të re. Shqipëria e meriton vendin që ka në NATO”, tha Rama.

“Për ne NATO është më shumë se një pakt. Ne jemi të bashkuar si Aleancë për të bërë histori. Shqipëria po ndërton një forcë të vogël, por operacionale dhe eficiente”, tha Kodheli.

Ndërkohë ambasadori amerikan Donald Lu, e cilësoi Shqipërinë vendin më entuziast të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai nuk mohoi skepticizmin që ekzistonte disa fillimisht për kontributin që do të jepte Shqipëria në NATO. “Në 2009 kishte dyshime nëse Shqipëria do kontribuonte në NATO. Por tashmë mund të them se Shqipëria është vendi më entuziast i aleancës”, tha ambasadori Donald Lu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit
35-vjeçari kanosi me thikë pasagjerët e linjës “Laprakë-Qendër”, arrestohet »
Article Logic
Execution time: 0.011507987976074
array(1) { ["section"]=> string(70) "6-vjetori-i-shqiperise-ne-nato-rama-mirenjohes-aleances-se-lirise-7726" }