600 mijë euro për vrasjen e Doshit? Berisha: Nuk kam as 60 mijë euro

Publikuar tek: politike, më 20:26 03-03-2015 600 mijë euro për vrasjen e Doshit? Berisha: Nuk kam as 60 mijë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur sot përpara gazetarëve në lidhje akuzat e bëra nga LSI se është ai që ka organizuar atentatin ndaj deputetit Tom Doshi, është shprehur se kjo nuk besohet nga askush.

Politikani me karrierë 24 vjeçare në Shqipëri, ka deklaruar se në llogarinë e tij bankare nuk ka as 60 mijë euro dhe jo më 600 mijë euro, që pretendohen nga Doshi se janë paguar për eleminimin e tij dhe deputetit të PD-së, Mhill Fufit.

“Këto janë punë e tyre. Por, duhet të kishte një sponsor, të thoshin që Sali Berisha ka sponsorizuar 600 mijë euro, Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogaritë e tij. Kjo nuk besohej nga kurrkush, se u dilte vet ai i deklarimit të pasurive u thoshte që mashtruat dhe gënjyet. Por Meta ka marrë përgjigje”, ka thënë Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010878086090088
array(1) { ["section"]=> string(71) "600-mije-euro-per-vrasjen-e-doshit-berisha-nuk-kam-as-60-mije-euro-4902" }