600 mijë refugjatë në Shqipëri, ironizon Manjani: Shumë pak, kush është kundër kampit shpallet armik i integrimit

Publikuar tek: barometri, më 08:18 21-06-2018 600 mijë refugjatë në Shqipëri, ironizon Manjani: Shumë pak, kush është kundër kampit shpallet armik i integrimit

Pas deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, ku deklaroi  se Shqipëria ka kapacitete për të pritur 600 mijë refugjatë, ka pasur mjaft reagime.

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  ka ironizuar këtë fakt duke thënë se ky numër është shumë pak.

“Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales’, shkruan Manjani në postimin e tij.

Sipas ti me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis, vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh, harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe.

“Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit”, shkruan mes të tjerash Manjani.

Postimi i plotë:

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!

Shumë pak!

Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales...

Ça bëjn kta more?! Janë në terezi apo jo?!

Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!

Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!

Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri...

A po ankohen përditë popullit të vet që skanë para?

Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!

Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!

Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!

Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!

Kemi sondazhet...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063215017318726
array(1) { ["section"]=> string(117) "600-mije-refugjate-ne-shqiperi-ironizon-manjani-shume-pak-kush-eshte-kunder-kampit-shpallet-armik-i-integrimit-125192" }