600 mijë sirianë në Shqipëri? Reagon ish-ministri: Po konisderohemi vend 'tampon', me kë është biseduar?

Publikuar tek: politike, më 14:27 24-06-2018 600 mijë sirianë në Shqipëri? Reagon ish-ministri: Po konisderohemi vend 'tampon', me kë është biseduar?

Ka hapur debate të shumta lajmi se 600 mijë sirianë do të mbërrijnë në Shqipëri.

Reagime të shumta ka pasur në radhët e politikanëve, ndërkohë i radhës është ish-ministri i Bujqësisë së qeverisë Rama në mandatin e parë, Edmond Panariti.

Sipas Panaritit, fakti që Shqipëria është vetëofruar dhe këtë e kanë konfirmuar politikanë me peshë evropiane, e ka kthyer vendin në një “tampon”, sipas tij, për frenimin e fluksit të refugjatëve.

Sakaq, ngre pyetjet se kush është negociatori dhe me kë është biseduar, pasi ka mungesë të theksuar transparence.

Reagimi i plotë i Edmond Panaritit:

Gjashteqindmije, gjashtedhjetemije, apo gjashtemije refugjate, ajo qe duket qarte eshte se Shqiperia po konsiderohet seriozisht si nje vend "tampon" per frenimin e fluksit te refugjateve nga zonat e nxehta te lindjes.

I ndodhur para nje fluksi te paprecedent migrator, i cili sipas Presidentit te Parlamentit Evropian kercenon stabilitetin e Evropes se Bashkuar, kjo e fundit me te drejte, po synon te krijojne zona "buffer" ne kufijte e saj jugore, ku te strehoje refugjatet.

Shqiperia, fale pozicionit te saj konsiderohet nje stacion i preferuar. Opsioni i kampeve ne vendet e Afrikes Veriore, duket jo i qendrueshem sepse qellimi i refugjateve dhe i atyre qe i mbeshtetin ne shperngulje eshte zbarkimi me çdo kusht ne toke evropiane dhe jo per te qendruar ne Afrike.

Shqiperia eshte veteofruar per te qene pritese dhe kete e deklarojne politikane me peshe evropiane. Si gjithnje mungese e plote transparence si qysh dhe tek, me ke eshte biseduar, negociuar?!

Ndersa flitet per stabilitetin e Evropes, si garantohet stabiliteti i Shqiperise? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurise, Grupet Parlamentare, ku jane?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075180530548096
array(1) { ["section"]=> string(105) "600-mije-siriane-ne-shqiperi-reagon-ish-ministri-po-konisderohemi-vend-tampon-me-ke-eshte-biseduar-125566" }