600 të burgosur ‘lënë’ qelinë, kush del nga 'karantina' 5 vite burg shtesë (PËRFITUESIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 26-03-2020 600 të burgosur ‘lënë’ qelinë, kush del nga 'karantina' 5 vite burg shtesë (PËRFITUESIT)

600 të burgosurit që do të përfitojnë nga akti normativ i nxjerrë nga qeveria për të karantinuar një pjesë të tyre në shtëpi, nëse konstatohen në shkelje të rregullave kundër Covid-19 do t’u shtohet dënimi.

 

Të gjithë të burgosurit që kapen duke dalë në rrugë, krahas dënimit që kanë do tu shtohen edhe 5 vite shtesë në burg.

Të burgosurit që përfitojnë nga akti normativ do të vetë-karantinohen për 3 muaj në shtëpi dhe më pas do të kthehen sërish në qeli.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thënë se do të përfitojnë rreth 600 të burgosur, të cilët duhet të plotësojnë disa kushte.

Ata që do të përfitojnë duhet t'u kenë mbetur 3 ose më pak vite burgim, të mos jenë dënuar për vepra të rrezikshme penale dhe të mos jenë nën hetim për vepra të tjera.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 5 ose më pak vite burgim, por duhet të jenë mbi 60 vjeç ose me sëmundje kronike.

Të burgosurit që do të përfitojnë do të nënshkruajnë një deklaratë, ku tregohet pëlqimi i familjarëve për t'i mbajtur në shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089130401611328
array(1) { ["section"]=> string(97) "600-te-burgosur-lene-qeline-kush-del-nga-karantina-ne-rruge-5-vite-burg-shtese-perfituesit-200126" }