613 kg kokainë në banane, gazetari: Arbër Çekaj emër i njohur për shtetin, Qeveria i financoi kompaninë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 20-11-2019 613 kg kokainë në banane, gazetari: Arbër Çekaj emër i njohur për shtetin, Qeveria i financoi kompaninë Arber Cekaj, pronar i kompanise \"Arbri Garden\"

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë sot pretencën për biznesmenin Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e së cilës u gjetën 613 kg kokainë, të fshehura mes bananeve. Organi i akuzës ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn.

Mirëpo, gazetari Arsen Rusta ka thënë mbrëmjen e sotme se Arbër Çekaj është një emër i njohur për shtetin shqiptar pasi qeveria (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) i ka financuar 7 dhoma pjekjeje për bananet.

"A e dini ju se kompania e Arbër Çekaj është e financuar nga shteti, (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) AZHBR. 7 dhomat e pjekjes së bananeve është një investim nga shteti shqiptar", tha Rusta në RepolitiX.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073411464691162
array(1) { ["section"]=> string(107) "613-kg-kokaine-ne-banane-gazetari-arber-cekaj-emer-i-njohur-per-shtetin-qeveria-i-financoi-kompanine-186624" }