613 kg kokainë në banane, Gjykata dënon me burg biznesmenin Arbër Çekaj, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 15-09-2020 613 kg kokainë në banane, Gjykata dënon me burg biznesmenin Arbër Çekaj, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun Arbër Çekaj

Dënohet me 14 vite heqje lirie Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbi Garden” në konteinerin e së cilës u kapën 613 kilogram kokainë.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar Çekajn me 21 vite burg, nga të cilat do të vuajë vetëm 14 pasi përfitoi ulje dënimi. Gjithashtu në seancën e sotme është dhënë dënimi me 10 vite e 8 muaj burg për Donaldo Lushajn dhe 8 vite e 8 muaj burg për shoferin e kamionit Armando Pezakun.

Avokati Maks Haxhia në përfundim të seancës gjyqësore ka kundërshtuar vendimin duke e quajtur të padrejtë.

“Me këtë gjykatë e prisnim këtë vendim, se kemi bërë 26 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Nuk pati asnjë provë që të favorizonte akuzën”, u shpreh Haxhia.

Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai u kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe dhe tashmë po përballet me drejtësinë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099270343780518
array(1) { ["section"]=> string(113) "613-kg-kokaine-ne-banane-gjykata-denon-me-burg-biznesmenin-arber-cekaj-donaldo-lushajn-dhe-armando-pezakun-220490" }