613 kg KOKAINË në kamionin me banane, kush është BIZNESMENI që bëri POROSINË

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 28-02-2018 613 kg KOKAINË në kamionin me banane, kush është BIZNESMENI që bëri POROSINË

Të tjera detaje dalin në dritë për 613 kg kokainë që u sekuestruan mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit. Droga u kap në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia dhe mësohet se ishte porositur nga kompania shqiptare e importit “Arbri Garden”. Kjo kompani është themeluar në vitin 2012 me administrator Arbri Çekaj.

Kamioni kishte dy ditë që kishte mbërritur në Durrës. Sakaq, lidhur me këtë janë arrestuar 3 persona, për të cilët thuhet se janë emra të njohur të botës së krimit. 

Një prej të ndaluarve është edhe shoferi, i cili mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni për sasinë e kokainës në kamion.

Rrugëtimi i kamionit pas nisjes nga Kolumbia ishte në Itali-Maltë-Durrës dhe sasia e lëndës narkotike kishte destinacione të tjera në vendet e Europës. Prokuroria e Krimeve të Rënda po merret me hetimet për drogën e sekuestruar, në një sasi rekord kjo të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sasia rekord e kokainës e kapur në portin e Durrësit, vjen reagimi i parë i politikës: Kaloi kufirin rehat fare, Rama rri si pemë
E qetë dhe këmbë mbi këmbë, shfaqet para gjykatës Olesia Duka, akuzohet se u zhvati biznesmenëve 2 mln euro (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010301828384399
array(1) { ["section"]=> string(82) "613-kg-kokaine-ne-kamionin-me-banane-kush-eshte-biznesmeni-qe-beri-porosine-111732" }