629 vajza pakistaneze shiten si nuse në Kinë

Publikuar tek: bota, më 09:16 05-12-2019 629 vajza pakistaneze shiten si nuse në Kinë

Të paktën 629 vajza dhe gra nga i gjithë Pakistani u janë shitur si nuse burrave kinezë dhe u dërguan në Kinë.

Lista, e marrë nga Associated Press, u përpilua nga hetuesit pakistanezë të vendosur për të ndaluar rrjetin e trafikimit të të varfërve në vend.

Lista jep shifra për numrin e grave të trafikuara që nga viti 2018.

Investigimi mori listën e 629 grave nga sistemi i integruar i menaxhimit të kufijve në Pakistan, që regjistron personat që udhëtojnë në aerportin e vendit.

Informacioni përfshin numrat e identitetit kombëtar të nuseve, emrat e bashkëshortëve të tyre kinezë dhe datat e martesave të tyre, që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe deri në Prill 2019.

Lista u përpilua në qershor 2019 por hetimi ndaloi për shkak të pesionit të zyrtarëve qeveritarë, sipas burimeve për Associated Press.

"Qeveria pakistaneze ka kërkuar kufizimin e hetimeve, duke i bërë presion të jashtëzakonshëm zyrtarëve të Agjencisë Federale të Hetimit që ndjekin rrjetet e trafikimit,"- tha Saleem Iqbal, një aktivist që mdihmoi prindërit të shpëtojnë disa vajza të reja nga trafikimi në Kinë.

Në tetor, një gjykatë në Faisalabad liroi 31 shtetas kinezë të akuzuar se kanë lidhje me trafikimin e grave.

Disa prej grave që u morën në pyetje nga policia nuk pranuan të dëshmojnë sepse ose u kërcënuan ose u paguan që të heshtinin.

Disa zyrtarë të lartë thanë që hetimet për trafikimin janë ngadalësuar, hetuesit janë të irrituar dhe media pakistaneze ishte nxitur të frenonte raportimet për trafikimin.

Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse kishin frikë nga hakmarrjet.

"Askush nuk po bën asgjë për t'i ndihmuar këto vajza,"- tha një nga zyrtarët.

Kërkesa për nuse të huaja në Kinë është rrënjosur në popullsinë e këtij vendi, që afërsisht 34 milion burra më shumë se gra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024738073348999
array(1) { ["section"]=> string(51) "629-vajza-pakistaneze-shiten-si-nuse-ne-kine-188466" }