63 të vdekur nga përmbytja në Japoni, thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 15:45 11-07-2020 63 të vdekur nga përmbytja në Japoni, thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve (FOTO) Pamje nga përmbytja

63 persona kanë humbur jetën në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez të Kyushu, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përmbytja ka shkatërruar me mijëra shtëpi dhe ka shembur disa ura.

Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive tha se iu është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë qytetarëve që jetojnë në Kyushu.

Agjensia Meteorologjike e Japonisë ka bërë me dije se shirat do të vazhdojnë në rajon edhe për disa ditë dhe se duhet të merren masat e duhura.

Screenshot_10_1.pngf55a63b3c75ac012b600eed58f39f00a_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094349384307861
array(1) { ["section"]=> string(93) "63-te-vdekur-nga-permbytja-ne-japoni-thirrje-per-evakuimin-e-1-3-milione-njerezve-foto-213551" }